Trajneri i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Raif Musa, mori pjesë në video konferencën e Federatës Botërore të Shitoryu – WSKF, me seli në Japoni dhe diskutoi për shumëçka në lidhje me karatenë.
Musa tha se u nda i kënaqur me temat që diskutuan për karatenë, se si të tejkalohet kjo situatë e vështirë pandemike, si çdo sport tjetër që po ballafaqohet.
“Në këtë konferencë për herë të parë merr pjesë Kosova si anëtare e rregullt e kësaj Federate, e që është një arritur bajagi e madhe për gjeneratat që vijnë.
Sepse tash e tutje do të jenë direkt të lidhur me Japoni, e jo sikur përpara me "mësit" tjerë”, tha Musa për gazetën “Bota sot”.