Ministria e Sportit të Kosovës licencon federatat për një vit! Çfarë duhet bërë me federata?

Sporti

Ministria e Sportit të Kosovës licencon federatat për një vit! Çfarë duhet bërë me federata?

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:44
Ministria e Sportit të Kosovës licencon federatat për një vit! Çfarë duhet bërë me federatat?

Ministria e Sportit të Kosovës licencon federatat vetëm deri në fund të vitit 2021! A duhen që pas këtij vitit të verikohen në imtësi të gjtiha federatat, cilat janë me aktivitete e cilat fantome? Ka ardhur koha që të qartësohet të gjitha gjërat.

Jo vetëm kaq, secila federatë duhet t’i arsyetojë mjetet e shpenzuara, mos lejojë zyrtarët që të shëtisin me paratë e shtetit poshtë e përpjetë dhe pa pikë nevoje.

Ka ardhur koha që mos të lejohen të shëtisin me paratë e shtetit apo të marrin edhe vetura me qira, duke shpenzuar mjete enorme.  

Ose kemi zyrtar të lartë, që duhet automatikisht të suspendohet nga federata, për faktin se del nëpër kafiteri në mënyrë më idiote, e disa janë të federatave të mëdha, ish sportist. Federata është pasqyrë e shtetit.

“Vazhdohen licencat e federatave sportive!

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për vazhdimin e vlefshmërisë së lincencave të federatave sportive të cilave licenca u ka skaduar në vitin 2020 deri më 31 dhjetor 2021. 

Në bazë të vlerësimeve, ky vendim është marrë duke konsideruar rrethanat e vështirësuara për zhvillimin e veprimtarisë sportive për shkak të pandemisë Covid -19, dhe njëkohësisht, për krijimin e kushteve të nevojshme për pjesëmarrjen e federatave në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe në kampionatet ballkanike, evropiane dhe botërore”, shkruan në faqen e MKR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat