Pavarësisht se zhvilloi vetëm një meç gjatë vitit 2020 dhe madje edhe atë e humbi, Conor McGregor është cilësuar si atleti më i paguar në botë nga ‘Forbes’.
Shumica e përfitimeve të tij kanë ardhur nga aventurat përtej oktagonit, ku përfshihen marrëveshjet biznesore.
Sipas ‘Forbes’, McGregor ka arkëtuar në total plot 180 milionë dollarë në vitin 2020, ku 150 milionë i fitoi nga shitja e brendit të uiskit ‘Proper No. Twelve’.
McGregor tashmë është atleti i tretë në histori që ka fituar më shumë se 70 milionë jashtë sportit, duke iu bashkuar Roger Federerit dhe Tiger Woodsit.
Më poshtë, lista e top dhjetë atletëve që kanë përfituar më së shumti në vitin e fundit, sipas ‘Forbes’.
1. Conor McGregor – $180 million
2. Lionel Messi – $130 million
3. Cristiano Ronaldo – $120 million
4. Dak Prescott – $107.5 million
5. LeBron James – $96.5 million
6. Neymar – $95 million
7. Roger Federer – $90 million
8. Lewis Hamilton – $82 million
9. Tom Brady – $76 million
10. Kevin Durant – $75 million