Jim McLaughlin është trajneri amerikan, që i është bashkuar Kombëtares së Finlandës në volejboll.
Në ballafaqim me Kosovën, ai u impresionua nga zhvillimi i Kosovës dhe përgatitja që i ka bërë ekipit kombëtar, përzgjedhësi Lorik Ilazi.
McLaughlin është shpallur trajneri më i mirë në SHBA në vitin 2004 dhe ka fituar dy tituj të kampionit në NCAA.
Vlerësimi nga trajnerë të kalibrit të tillë, është pasqyra e Kosovës së vogël, që po bën hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.
Amerikanit i pëlqen puna që bën Lorik ILazi.
“Nuk dinim shumë për Kosovën, por i studiuam ata, shikoja filmimet, i përcillja dhe i vëzhgoja sistemin, se si lëvizin dhe si e shohin lojën.
Dhe jam i mahnitur. Ata bëjnë gjëra të mira, sepse janë mësuar mirë, kur shikon një ekip se si lëviz, si përgjigjet në situata dhe si luan, ju mësoni edhe për trajnerin e tyre. Dhe unë nuk dija asgjë për Lorikun, por isha i impresionuar me atë çka kam parë në xhirime.
Ai ka disa lojtare të vogla, por ato luftojnë dhe kanë personalitet të madh dhe zemër të madhe, çka edhe e kërkojmë. Por ato nuk janë të mëdha dhe nuk kërcejnë sikur lojtaret e ekipeve tjera por janë të shkathëta dhe luajnë lojën ashtu si do duhet luhet nga të gjithë”, tha mes të tjera McLaughlin.