Charles Oliveira është kampioni i ri i peshave të lehta “Lightweight”.
Oliveiras iu desh më shumë se 10 vite që të vijë deri tek titulli kampion.
Me të filluar raundi i dytë, braziliani lëshoi një goditje me dorën e majtë drejt Chandler ku më pas i dha fund luftës pasi ra në dysheme.
Oliveira nokautoi Michael Chandler pas 19 sekondave në raundin e dytë në ngjarjen kryesore të UFC 262 në “Toyota Center”.
31 vjeçari nga Sau Paulo fiton titullin e lënë bosh nga pensionimi i Khabi Nurmagomedov, i cili i dha fund karrierës pasi mposhti Justin Gaethje në UFC 254 dhe u pensionua pa asnjë humbje në karrierë. Nurmagomedov mbante titullin “Lightweight” që nga prilli i vitit 2018.