Shigjetarët e rinj të Kosovës garojnë në Evropë

Sporti

Shigjetarët e rinj të Kosovës garojnë në Evropë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:34
Shigjetarët e rinj të Kosovës garojnë në Evropë

Ekipi kombëtar nga Federata e Shigjetarisë, po merr pjesë në European Youth Cup 2021 që po mbahet në Catez të Sllovenisë prej 16 deri 22 Maj 2021.

Ky ekip është i përberë nga trajneri, Fehmi Bylykbashi, ndërrsa, Edi Dvorani garon si shigjetar junior dhe Valmir Gllareva, shigjetar kadet.

Dje jane zhvilluar përgatitjet zyrtare dhe inspektimi i pajisjeve, ndërsa sot ne orar janë garat për kualifikime.

Gjithashtu, Federata e Shigjetarisë së Kosovës i ka uruar suksese ekipit duke shpresuar dhe besuar se do të kenë një plasman të suksesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat