Burrë e grua me pozita të larta sportive në Kosovë

Sporti

Burrë e grua me pozita të larta sportive në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2021 Në ora: 14:48
Burrë e grua me pozita të larta sportive në Kosovë

Si sportist ishin me të dalluarit, tani të vyeshëm në aspektin e politikës sportive.

Është fjala për bashkëshortët Arben Bislimi dhe Mimoza Shkodra. Arbeni ka qenë basketbollist e volejbollist i spikatur, një kohë edhe trajner në basketboll, ndërsa Mimoza, ish volejbolliste e shquar.

Burrë e grua kanë tani pozita të larta sportive dhe të gjitha i kanë arritur falë votës në kuvendet zgjedhore! 

Mimoza Shkodra është nënkryetare e Komitetit Olimpik të Kosovës apo ishte ndër më të votuarat, po ashtu është edhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe profesoreshë. 

Arbeni është anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe kryetar i KB RC Cola Drita nga Gjilani. Ndryshe bajza e tyre, Megi është volejbolliste e kampiones së Kosovës, Dritës nga Gjilani. Si Arbeni si Mimoza kanë kontribuar shumë edhe në gjeneratën e sakrificës (1991-1999).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat