Karateistja më e mirë në Kosovë, Fortesa Orana, vetëm një fitore është larg medaljes së bronztë në kategorinë + 68 kg në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.
Fortesa është në formën më të mirë jetësore dhe beson e shpreson se do të arrijë qëllimin e saj të kahmotshëm, medaljen evropiane.
“Jam një fitore larg medaljes së bronztë, por do t’ia dal, do të kthehem me medalje.
Do të kem fokusin 100 për qind”, tha Fortesa për gazetën kombëtare "Bota sot".
Anëtarja e Kombëtares së Kosovës, me qetësi e pret sfidën e të dielës së fundjavës.