Sot perfundoj pjesa e dytë e kampit stërvitorë për bursistet e Federates së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.
Ky kamping është perkrahur nga KOK-u, dhe ashtu si në pjesën e parë te kampit, përveq bursistëve Urata Rama Gagica dhe Drilon Ibrahimi, pjesmarrës ishin edhe garues tjere të sportit të shenjërarisë
Trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen, monitorimin dhe vëzhgimin e ekspertes dhe trajnerës së shenjëtarisë Znj. Lumturi Pepa nga Shqipëria.
Në fund të kampit, Këshilli Drejtues i FSHSK-ës, në krye me Kryetarin e FSHSK-ës, Z. Gëzim Hazrolli, falenderuan ekspertën Znj. Lumturi Pepa për angzhimin e dhënë, në ngritjen e cilësise së garuesve tanë.
Të gjithë pjesmarrësit u ndanë të kënaqur me të arrituarat brenda 20 ditëve sa zgjati pjesa e dyte e kampit.
Nesër kombëtarja e Kosoves do të udhëtojë në Osijek të Kroacisë, ku do të zhvillohet Kampionati Evropjan, garë ku mund të kapet norma për pjesmarrje në lojrat olimpike Tokio 2020.