Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë konfirmuar se pishtari me Flakën Olimpike nuk do të parakalojë në rrugët e Hiroshima sipas programit.
Kjo gjë ishte planifikuar të ndodhte këtë fundjavë, por për shkak të pandemisë Covid-19 organizatorët do të limitohen me disa ceremoni zyrtare në këtë qytet.
Këtë fundjavë, në Hiroshima, duhej të mbante pishtarin si tedofor edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, por tashmë kjo gjë është anulluar.
Në këtë qytet do të zhvillohet një ceremoni e thjeshtë zyrtare, që do të jetë e limituar edhe në numrin e personave që do të marrin pjesë në të.
Kjo nuk është hera e parë që Flaka Olimpike anullon parakalimin e saj në rrugët e Japonisë gjatë javëve të fundit. Më herët edhe prefekturat e Osaka dhe Kyoto kanë anulluar rrugëtimin e flakës olimpike për shkak të shtimit të numrit të infeksioneve. Situata në lidhje me organizimin e Olimpiadës është ende kaotike në Japoni.