Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:36
Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sekretari Haxhijaj dhe nënpresidenti Kelmendi, kanë njoftuar të pranishmit me përgatitjet që po bënë KOK-ut para Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Agjencinë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) dhe Asociacionin e Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).

Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Evropës, e cila do të mbahet prej 10-12 qershor 2021 në Athinë të Greqisë, ishte një tjetër temë që u diskutua mes anëtarëve të Komiteteve Olimpike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat