Karateisti i Kosovës, Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Nishevci në luftë për të bronztën mposhti karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.
Ai garoi në kategorinë +84 kilogramë.
Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në konkurrencën e femrave.
Vashat e Kosovës shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.