Karateisti Herolind Nishevci (+84 kg) edhe një herë dëshmoi se është më i miri në karatenë e Kosovës.
Ai sot dëshmoi edhe një herë potencialin që ka, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Medalje e parë e tij ka qenë në vitin 2016, kur fitoi të bronztën në Kampionatin Botëror, që ishte mbajtur në Austri.
Nishevci e vërtetoi edhe një herë se është karateist i klasit të lartë, sidomos specialist për të fituar medalje në garat më të mëdha.
Ky është edhe një sukses i madh i Kosovës, që po dëshmon se me sporte luftarake janë më të fuqishmit në Kontinentin Vjetër.
Duhet theksuar se Nishevci për medalje e gjunjëzoi karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.
Pas xhudos që është sporti bindshëm numër një në Kosovë, sot edhe karateja i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian.