Karateisti Herolind Nishevci lartëson Kosovën në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg, duke e mposhtur karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Isak Curri, tha se është një sukses i madh, edhe pse ka pritur edhe medalje të artë.
“Kemi pritur që do kemi filiale për të artën në këtë Evropianin, por fati sportiv nuk ishte në anën tonë që të kalonim në finale, megjithatë këtë medalje e vlerësojmë lart, pasi Kosova kishte mungesë të medaljeve në Evropian për senior”- thotë Curri për gazetën kombëtare "Bota sot"..