Kampioni i Evropës në vitin 2004, Fehmi Mahalla, ish karateisti i mirënjohur, tha se medalja e bronztë në Kampionatin Evropian, është sukses i madh për Kosovën.
Karateisti Herolind Nishevci (+84 kg) sot fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.
Mahalla tha se nuk është befasi dhe as e rastit, por është kapaciteti që ka Nishevci.
Si e vlerësoni medaljen e bronztë të Nishevcit, një sukses, i pritur apo befasi?
“E vlerësoj shumë edhe i uroj suksese edhe në të ardhmen.
Jo nuk është befasi, Herolindi ka kapacitetin për medalje dhe nuk është e rastit”, tha Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.