Presidenti i KOK-ut përgëzon Nishevcin

Sporti

Presidenti i KOK-ut përgëzon Nishevcin

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:47
Presidenti i KOK-ut përgëzon Nishevcin

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, dhe medalisti i bronztë evropian, Herolind Nishevci.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar Nishevcin për medaljen e parë evropiane për senior, duke i uruar fat dhe suksese atij dhe karateistëve tjerë, edhe në turneun kualifikues për LO Tokio 2020, që muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.

Presidenti, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ishte i pranishëm në Evropianin e Poreçit, ku përkrahi karateistët tanë, të cilët do të kthehen me një vend të tretë, një të pestë dhe një të shtatë.

Nishevci i solli medaljen e parë evropiane Kosovës nga sporti i karatesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat