Herolind Nishevci dje ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.
Ai beson në normë olimpike dhe të tregoj vlerat e tij në Lojërat Olimpike - “Tokyo 2020”.
“Medalja e fituar është diçka për të cilën kam punuar shumë dhe nuk jam ndalur kurrë.
Mendoj se forma që kam, do të më shpërblehet me normën olimpike Tokyo 2020.
Sidoqoftë, unë nuk do të ndalem duke u përgatitur dhe duke luftuar për ëndrrat e mia”, tha Herolind Nishevci.