Qeveria e Japonisë ka vendosur të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio deri më 20 qershor.
Kjo masë ishte në fuqi deri më 31 maj, por është vendosur të shtyhet edhe për 20 ditë, me shpresën që numri i të infektuarve në Japoni të vijojë të ulet.
Pra, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri 1 muaj para fillimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, që do të nisin më 23 korrik (deri më 8 gusht). Një vendim që trondit jo pak këtë vend, ku protestat anti-Olimpiadë janë çdo ditë të shumta.
“Ne shpresojmë që numri i të infektuarvë të vijojë të ulet, siç ka ndodhur ditët e fundit.
Gjithsesi, situata është ende e paqartë. Çdo masë merret edhe në funksion të Olimpiadës, pasi duam një situatë të qetë”, tha kryeministri i Japonisë.