Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, iu është adresuar sportistëve në Forumin e 10-të Ndërkombëtar të Sportistëve (IAF), për të konfirmuar se përgatitjet për të pasur Lojërat Olimpike #Tokio2020 të sigurta për të gjithë, janë në fazën finale të tyre.
Forumi i organizuar online ishte më i madhi ndonjëherë, pasi morën pjesë rreth dy mijë sportistë nga e mbara bota.
Kosovën e përfaqësuan sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rio 2016, notarët Lum Zhaveli dhe Rita Zeqiri.
Gjithçka po bëhet gati për Lojërat Olimpike në Tokio, që mbahen gjatë kësaj vere.