Në shkollat fillore dhe të mesme kudo në Kosovë, ka talente të shumtë të futbollit, të sporteve me dorë dhe të disiplinave tjera sportive.
Ish hendbollistja e Kastriotit nga Ferizaj, Safete Rifati, tha se në shkollat fillore në Krajisht dhe në Bujan të komunës së Lipjanit, po punohet me zell të shtuar edhe me talentet e rinj, ku po shfaqin lojëra të mira në garat në nivel komunal.
“Punoj në shkollën ‘Skënderbeu’ në Kraisht edhe ‘Neze Bujani’ në Bujan.

Kemi djem e vasha të talentuar që premtojnë shumë.
Me gjithë at numrin e vogël të nxënëseve, aty ku punohet ka edhe rezultate.

Vendi i parë në garat komunale në pingpong. Vendi i parë në hendboll në garat komunale, ndërsa të dytin në garat rajonale.
Të parët në volejboll, po ashtu të parët me vajzat në garat komunale në futboll.

Megjithatë sukseset nuk mungojnë.
Aty ku flenë zemra ka rezultate”, thotë ish hendbollistja Rifati.