Kështu dridhej një qytet në vitin 1987 nga atmosfera në Kosovë!

Sporti

Kështu dridhej një qytet në vitin 1987 nga atmosfera në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:51
Kështu dridhej një qytet në vitin 1987 nga atmosfera në Kosovë!

Në vitin 1987 në qytetin e Vushtrrisë, në fushën e hapur, gati sa shembuj tribuna nga atmosfera, mbi 3000 shikues shikonin ndeshjen si finale mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Vëllaznimit nga Gjakova, luftohej për ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë.

Një atmosferë drithëruese, që sot rrallë e përmallë shihej në hendbollin e Republikës së Kosovës. 

Agron Shabani sot është selektor i kombëtares së Kosovës (femrat), në atëkohë hendbollist i shquar i Kosovës së Vushtrrisë, me shokë luftonin si luanët dhe mbi 3000 shikues brohorisnin me këngën e njohur besa – besë, një atmosferë latino – amerikane. 

Image

Vushtrriasit dhe gjakovarët, luanin me zemër e më shpirt. Kjo ndeshje ishte e ligës së parë krahinore siç quhej në ato vite, që i bie rangu i tretë, pas elitës dhe ligës së dytë të hendbollit ish jugosllav. 

Kur ka cilësi edhe publikun nuk ka kush e shmang, edhe pse ishte ligë krahinore, Vushtrria dridhej nga atmosfera, një festë apo dasmë hendbolli në vitin 1987! Hendbolli ishte një sport shumë i dashur në ato vite, emra të mëdhenj dhe cilësi, që shumë prej tyre dridhen edhe elitën ish jugosllave.(video është dërguar nga Agron Shabani).

Pamjet mund t'i shikoni KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat