Manuela Delilaj siguron “Tokio 2020”!
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, bëri me dije se delegacionit olimpik shqiptar në “Tokio 2020” i është shtuar edhe qitësja Manuela Delilaj.
Ajo ka përfituar një ftesë nga organizatorët për të marrë pjesë në Olimpiadë dhe do të garojë në disiplinën 10 metra pistoletë ajri.
KOKSH deklaron se Delilaj do të jetë qitësja e vetme shqiptare në këtë event.