Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës (FSHK).
Krerët e FSHK-së, të udhëhequr nga kryetari, Armend Budima, përgëzuan presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, duke i uruar suksese dhe mbarësi në ciklin olimpik 2021 – 2024.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët për vizitën, ofroi mbështetjen për Federatën e Shahut të Kosovës, derisa palët diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit.
Kryetari Budima i bëri një dhuratë të veçantë presidentit Krasniqi, me rrathët olimpikë të punuar nga filigrani.