Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës (FSHK), me të cilët ka biseduar mbi bashkëpunimin mes dy palëve.
Krasniqi me këtë rast ofroi mbështetje për Federatën e Shahut të Kosovës.
Ndërsa në fund të këtij takimi, kryetari i FSHK Armend Budima, i bëri presidentit Krasniqi një dhuratë të veçantë.
Ai i dhuroi në pllakë ku rrathët olimpikë janë të punuar nga filigrani.