Komiteti Ekzekutiv i KOKSH dalë nga asambleja zgjedhore e 17 prillit ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë. Sipas një informacioni të bërë publik në media, është diskutuar për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin pas 50 ditësh.
Sipas KOKSH, Shqipëria synon të paraqitet në Olimpiadë me 7-8 sportistë, duke bërë publike edhe emrat e sportistëve të kualifikuar deri më tani:
Luiza Gega – Atletikë
Briken Calja – Peshëngritje
Matvei Petrov – Gjimnastikë
Manuela Delilaj – Qitje
Izmir Smajlaj – Atletikë
Nikol Merizaj – Not
Kledi Kadiu – Not
“Priten ende zyrtarizimet e Ranking List përfundimtare të Federatave Botërore të disa sporteve të tjera, si peshëngritjes, xhudos, karate dhe taekwondo, ku mund të kemi ende shanse për të marrë ftesë për ndonjë sportist tjetër që do t’i bashkohet delegacionit Olimpik shqiptar”, deklaron KOKSH.
Ndërkohë, i gjithë delegacioni olimpik shqiptar do të vaksinohet, duke marrë vaksinën anti-Covid të kompanisë Pfizer Biontech, në kuadër të bashkëpunimit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Sportit.