Në vazhdën e takimeve me drejtues të federatave sportive, presidenti Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga nënpresidenti Gazmend Maxhuni, kanë pritur sot krerët e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës (FSHIK), kryetarin Agron Mala dhe sekretarin e përgjithshëm, Armend Hamiti.
Drejtuesit e FSHIK-së, uruan presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa të dyja palët bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në ciklin e ardhshëm olimpik.
Presidenti Krasniqi shprehu gatishmërinë për të përkrahur dhe bashkëpunuar me Federatën e Shigjetarisë së Kosovës, ashtu sikurse edhe me federatat tjera sportive.
Kryetari i FSHIK-së, Agron Mala, njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.