Kombëtarja e Kosovës zbarkon në Paris para turneut të madh kualifikuese për Lojërat Olimpike.
Katareistët e Kosovës synojnë rezultate sa më të mira me përzgjedhësin Ylber Syla, i cili ka ardhur pas shkarkimit të Isak Currit.
“Kosova është në mesin e 98 shteteve te botes në turneun kualifikues për Olimpiadën Tokio 2020 qe do te mbahet nga 11 deri 13 qershor 2021 në Paris te Francës.
Edhe garuesit e Kosovës do te jenë në mesin 495 garuesve te botes që pretendojnë Olimpiadën Tokio 2020.
Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i Federatës se Karatesë e Kosovës Nazmi Gashi, përzgjedhësi Ylber Syla, si dhe 5 garues, Albulena Gervalla deri 55 kg, Adelina Rama kategoria – 61 kg, Fortesa Orana + 68 kg, Elhami Shabani -75 kg dhe Herolind Nishevci +84 kg”, njofton FKK.