Më 13 qershor (e diel) Federata e Karatesë e Kosovës, organizon Turneun Memorial “Xhevat Makolli”.
“Turneu do të mbahet gjithnjë duke respektuar udhëzimet nga Institucionet Shëndetësore të Republikës se Kosovës, ku gara do te zhvillohet pa shikues, brenda sallës do të lejohen vetëm garuesit që marrin pjesë në garë, trajneri dhe jo prindërit.
Federata e Karatesë e Kosovës nuk merr përgjegjësi për grumbullimet e mundshme dhe pasojat të cilat mund të rrjedhin nga grumbullimet.
Turneu Memorial ‘Xhevat Makolli’ do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, duke respektuar udhëzimet nga Institucionet Shëndetësore për Pandeminë Covid19.
Në Turneu Memorial” Xhevat Makolli” organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës, mund të marrin pjesë kategoritë Kadet, Junior dhe Senior në disiplinat Kata dhe Kumite”, njofton FKK.