Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë lajmin shumë të mirë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
"Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës, grantin ekipor në vlerë 100 mijë dollarë për katër vitet e ardhshme.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kishte përzgjedhur Kombëtaren e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, për t’i ndarë këtë granë, bazuar në rezultatet e arritura.
Granti ishte paraparë të kishte vlerën 60-80 mijë dollarë, bazuar në grantet e kaluara, por që SO i KON-it ka konfirmuar shumën në vlerë 100 mijë dollarë", njofton KOK-u.