Një gabim në 5 sekondat e fundit i kushton Arifit në Paris! 

Sporti

Një gabim në 5 sekondat e fundit i kushton Arifit në Paris! 

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:25
Një gabim në 5 sekondat e fundit i kushton Arifit në Paris! 

Djaloshi nga Kosova, anëtar i Kombëtares së Shqipërisë, Orgesi Arifi ndalet në xhiron e tretë të turneut kualifikues i cili është duke u zhvilluar ne Paris.

Karateisti Arifi luftojë deri në pikën e fundit por kësaj radhe nuk i ka pri edhe fati sportiv. 

“Një gabim në 5 sekondat e fundit me kroatin Borak Boran kur ishte ne prag te fitores ia shuan shanset që të merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Ai në luftën e parë ishte më i mirë se dominikasi Ferreras Deivis (1:0) në luftën e dytë ndaj rumunit Gogolosi Bogdan (2:0).
Ndërsa në luftën e tretë ishte duke udhëhequr me një pikë por nga pakujdesia u befasua nga kroati  i cili është ndër sportistët elitar botëror në kategorinë deri 67 kg.

Orgesi për herë të parë mori pjesë ne kategorinë deri në 67 kg”, ka shkruar Fadil Arifi, ish kryetar i FKK-së dhe kryetar i KK Ippon nga Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat