Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zhvilloi bisedë ish presidentin e Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviq.
“Kënaqësi e madhe të takoj dhe të zhvilloj një bisedë me ish-presidenten e Republikës së Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila njëherit është edhe anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) .
Znj. Grabar-Kitaroviq është edhe mike e Kosovës dhe këtë e bëri të qartë edhe gjatë bisedës së këndshme që kishim së bashku në punimet dy ditore të Asamblesë së 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës.
Grabar-Kitaroviq konfirmoi edhe mbështetjen e saj për Komitetin Olimpik të Kosovës nga pozita e saj në IOC”, njofton KOK-u.