Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, kanë pritur drejtuesit e Kolegjit AAB, prorektorin Shemsedin Vehapi dhe dekanin e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva.
Të dyja palët kanë diskutuar për gjetjen e formave dhe mundësive të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Kolegjit AAB.
AAB do të jetë pjesë e shënimit të Javës Olimpike 2021, me ç’rast do të organizojnë aktivitetin me qindra studentë për ecje për në Majën Lubotenit.
Java Olimpike 2021 mbahet prej 21 -25 qershor, kurse Dita Olimpike shënohet më 23 qershor 2021.