Nënpresidentët e Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni dhe Milaim Kelmendi, kanë vizituar sot notarët tanë, të cilët dot zhvilluan ditën e tretë të garave "Teuta Cup 3", që u mbajtën në Durrës të Shqipërisë.
Nënpresidentët Maxhuni e Kelmendi, u pritën nga drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës, në krye me kryetarin Astrit Haliti, derisa ndanë edhe medalje për më të dalluarit.
Në këtë garë morën pjesë qindra notarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët patën mundësinë të përmirësojnë rezultatet e tyre.
Ishte një ditë e mirë për ta në Tiranë, sidomos medalja e bronztë e Rita Zeqirit në triathlon.