Në ditën e dytë të Kampionatit Shtetëror në Karate për kadet, junior dhe U21, Klubi i Karatesë “Drini” u paraqit me dy sportiste, Zana Xheladini dhe Loriana Ramo.
Zana Xheladini e dëshmoi veten në këtë kampionat dhe me meritë u shpall kampione shteti, në kategorinë U21 -68kg dhe njëkohësisht fitoi të drejtën për kampionatin Evropian në karate.
Loriana Ramo e bronztë në kategorinë U21-61kg.
Duhet të theksojmë se ditën e parë, u fituan dy medalje argjenti, nga sportistët Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali.