​Lojërat Olimpike do të zhvillohen me tifozë

Sporti

​Lojërat Olimpike do të zhvillohen me tifozë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së koronavirusit gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike 2020, ato do të zhvillohen me praninë e tifozëve.

Lajmi është konformiuar nga presidentja e komitetit organizues të Lojërave, japonezja Seiko Hashimoto, e cila tha se do të lejohen deri në 10 000 tifozë japonezë.

Sipas saj ky nuk është eventi i vetëm sporti që po zhvillohet me spektatorë dhe se realizimi i tyre mund të arrihet duke zbatuar kriteret e Qeverisë dhe masat anti-Covid.

“Duke i respektuar masat dhe bazuar në kriteret e Qeverisë, ne besojmë se mund t'i mbajmë Lojërat me spektatorë. E gjithë bota po përballet me të njëjtat çështje dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’i kapërcyer ato”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat