Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kinë, në provincën e Henan. 18 fëmijë, nga mosha 7 deri 16 vjeç, kanë humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një shkollë të arteve marciale.
Përveç viktimave numërohën edhe 16 persona të plagosur.
Lajmin e konfirmuan autoritetet vendore, që shtuan se kanë arrestuar personin përgjegjës të shkollës ku fëmijët merrnin leksiove të arteve marciale.
Shumica e viktimave janë fëmijë që po kryenin stërvitje dhe studionin në shkollë.