Karateistja më e mirë në Kosovë, Fortesa Orana, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe i dëshiron edhe shumë e shumë vite të tjera me suksese.
“Një falënderim i veçantë për gazetën ‘Bota sot’, ku gjithmonë ishte afër pran sportistëve për përkrahje maksimale.
E vlerësoj si gazetë për punën e bërë. Jeni më të mirët”, uron Orana.
Fortesa Orana është potencial i madh i sportit të Kosovës, e cila synon medalje në Kampionatin Evropian dhe Botëror.