Presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, tha se “Bota sot” është një zë i fuqishëm i sportit në përgjithësi.
“’Bota sot’, gazeta kombëtare që i dha tjetër dimension sportit në përgjithësi e notit dhe sporteve të ujit në veçanti.
Informimi në kohë reale dhe i drejt, janë vlera te shtuara të gazetarëve sportiv të gazetës ‘Bota sot’.
Ju përgëzoj për punën e palodhshme dhe informimin e drejtë.
Urime 26 vjetori, suksese në vazhdim njëra prej dritareve më te ndritshme kombëtare të informimit të drejt për ngjarjet e rëndësishme të sportit në Kosovë e më gjerë! Suksese në vazhdim!”, uron Haliti.