Nënpresidenti i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni, shprehet se gazeta kombëtare “Bota sot”, është shembull më i mirë se si përkrahen dhe motivohen sportistët.
“Duke ju uruar 26 vjetorin dhe duke ju përgëzuar për lajmet reale, në kohë reale për të mirën e sportit dhe sportistëve.
‘Bota sot’, pasqyron të gjitha aktivitetet sportive. Jo vetëm kaq, “Bota sot”, nuk e harron as brezin e sakrificës dhe as sportistët e periudhave të ndryshme.
Uroj edhe qindra vite tjera të suksesshme”, uron Maxhuni.