Shahisti ynë, Nderim Saraçi, arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut, që prej 18 - 26 qershor 2021 u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e 20 shteteve.
Saraqi mblodhi 7.5/9 pikë, duke arritur të fitojë edhe normën e parë e parë për titullin kryemjeshtër dhe 24.7 pikë elo (rejting).
Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut.
Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjërin nga shahistët tanë.
Nderimi fitoi medaljen pas 125 lëvizjeve dhe gjashtë orë lojë ndaj kryemjeshtrit turk, Sanal Vehap.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Saraçit dhe Federatës së Shahut të Kosovës.