Gazetari i mirënjohur sportiv, Gani Kosumi, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’.
Kosumi, në vitet më të rënda, në gjeneratën e sakrificës kontriboi shumë për sportin dhe çështjen kombëtare.
Ai ka qenë gazetar i RTP-së, Radio Televizionin Shqiptar, Radio Kosovës, personalitet i veçantë e i respektuar kudo.
“Të nderuar anëtarë të redaksisë dhe të Këshillit drejtues ju përgëzoj përvjetorin e 26-të të gazetës kombëtare ‘Bota sot’.
Kjo gazetë ishte dhe do të mbetet çdo herë në shërbim të informimit të drejtë të lexuesve të saj.
Një kontribut të veçantë kjo gazetë e ka dhënë në lëmin s sportit e cila në kohërat më të vështira të Pavarësimit të sportit të Kosovës deri në ditët e sotme.
Në këtë drejtim përgëzoj të gjithë kolegët e sportit e në veçanti Kemajl Gocën e Miftar Dragidellën të cilët patën mbështetje nga drejtuesi i kësaj gazete Xhevdet Mazrekaj të cilët dhanë një kontribut të çmuar për sportin në përgjithësi.
Uroj të keni shëndet, mbarësi në familjet tuaja dhe të vazhdoni në këtë mënyrë të informoni opinionin e gjerë shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë”, uron Gani Kosumi.