​Krasniqi pret në takim drejtuesit e Federatës së Çiklizmit

Sporti

​Krasniqi pret në takim drejtuesit e Federatës së Çiklizmit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:10
Foto nga takimi

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Çiklizmittë Kosovës (FÇK), në krye me kryetarin Avni Nuha.

Me që ishte takimi i parë me drejtuesit e FÇK-së, ata kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut.

Të dyja palët diskutuan për garën tradicionale ndërkombëtare të çiklizmit "Rrethi i Kosovës", e cila mbahet më 15, 16 dhe 17 korrik 2021.

Presidenti Krasniqi shprehu gatishmërinë për të përkrahur këtë garë dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Federatën e Çiklizmit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat