Në zhargonin e hendbollit shpesh thonë se hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, po luan me gjysmën e forcës së saj, se po luajti me tërë fuqinë nuk ka kush që i del para në parket.
Ajo përveç që shquhet si lojtare, e cila është bindshëm më e mira, disa herë me foto e saja në bikini i lë pa frymë fansat e saj.
Kur del në bikini i habit të gjithë me bukurinë e saj.
Disa thonë se është e mahnitshme dhe e bukur dhe është me fat që e ka klubi i Istogut.
Esma me Istogun është fituese e Kupës së Kosovës dhe tani mendojnë për garat evropiane.
Esma është shumë punëtore dhe lojtare e jashtëzakonshme.
Është reprezentuese e Malit të Zi, ndërsa në Istog përveç si lojtare është edhe trajnere e akademisë së Istogut në hendboll.
Krejt në fund, vajza nga Podgorica e Malit të Zi, mirënjohëse Istogut dhe Kosovës.