Karateistja Qëndresa Ibrahimi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës dhe Ligën e të Rinjëve, që po mbahet në Poreç të Kroacisë për grupmosha të ndryshme.
Ibrahimi shënoi pesë fitore për të arritur deri në finale të grupmoshës së kadeteve, kategoria -54 kilogramë.
Një ditë më parë, karateistët tanë fituan një të artë dhe një të argjendtë.
Një sukses i mirë për karateistët dhe karateistet tona në Poreç.