Trajneri i mirënjohur i Kosovës në xhudo, Anton Cena, fare nuk kompleksohet por e jeton jetën e tij në mënyrën më të mirë!
Ai ka shumë mikesha dhe në të pestë Kontinentet, që besa mikesha të shtëpisë.
Cena sot ka bërë edhe një senzacion, duke shkruar: “Sirena, posa doli nga uji”.
Ka publikuar një fotografi atraktive, ku shihet mikesha sllovake në krah të tij duke e nxjerrë nga uji.
“Mikesha në krejt botën. Lobim për njohje”, thotë në humor Cena për gazetën kombëtare "Bota sot".
Ajo është Klaudia dhe magjistër e gjuhës gjermane. Ndryshe, Cena është trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina.