E veçanta e familjes Kurteshi, është se e gjithë familja janë sportistë, por njëra vajzë e tyre është modele!
Është familja e Samedin Kurteshit.
Samedini ka qenë ish hendbollist i dalluar dhe i shumë skuadrave në Kosovë, sot është kryetrajner i KHF Prishtinës (femrat).
Vajza e tij, Verta, është modele.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_0981625401745.jpg)
Ajo nuk ka më shumë se 17 vjet dhe punon pareshtur për të arritur në majë të botës së modelizmit. Verta është e respektuar jo vetëm në botën e modelizmit.
Familje nga qyteza e Kastriotit (ish Obiliqi), sportt e kanë për zemër por tani e kanë edhe modelen, kjo e bën të lumtur edhe prindin e saj, Samedini.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_091625401749.jpg)
Vajza tjetër, Eduarta Kurteshi është hendbolliste e talentuar dhe anëtare e Prishtinës, po ashtu edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja.
Jo me kaq, Samedini ka edhe dy djem të talentuar futbollistë: Diari dhe Enari.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_41625401752.jpg)
Një familje që jeton me sportin, por tani krahas sportit me pasion e përcjellin edhe modelizmin, arsyeja është vajza e tyre, Verta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_Capture1625401755.jpg)
Të jesh prind i vajzës sportiste dhe djemve futbollistë, po ashtu edhe vajzës tjetër modele, është dhurata më e bukur për ish hendbollistin Samedini.