Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Komunën e Podujevës organizoj garën ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon”, njëherit kjo garë ishte edhe Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon.
Në këtë garë morën pjesë mbi 100 garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, SHBA, Franca, Anglia dhe Polonia.
Gara u zhvillua ne tri disiplina: Not 750 metra; Çiklizëm 20 Km; Vrapim 5 Km:
Fituesit e garës së Kosova Sprint Triathlonit për vajza:
1. Rita Zeqiri
2. Silvia Morina
3. Agnisezka Dolezek
Për djem:
1. Dimitar Jovanovski
2. Albion Ymeri
3. Nikola Kutanoski