Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar kryetarin Krasniqi për takimin, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij dhe të KOK-ut për të bashkëpunuar me OAK-në, derisa kërkoi nga kryetari Krasniqi që t’i inkurajojë bizneset të bëhen pjesë e KOK-ut.
Kryetari i OAK-së, Krasniqi, duke uruar presidentin Krasniqi për emërimin e tij në krye të KOK-ut, deklaroi se Oda e Afarizmit të Kosovës do të mbështesë fuqishëm KOK-un.
Derisa njëkohësisht do të bisedojë me bizneset e ndryshme për të shqyrtuar mundësinë e përkrahjes për KOK-un në formë sponsorizimi.