Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim gjyqtarin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (CAS/TAS), Efraim Barak.
Barak, është edhe avokat sporti e konsulent ndërkombëtar, anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së, si dhe anëtar i Komisioneve për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve sportive në shtetin e Izraelit, prej nga edhe vjen.
Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti, duke falënderuar avokatin Barak për vizitën, e njoftuan me konstituimin e Komisionit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të KOK-ut, derisa shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë në proceset që kanë të bëjnë me fushën e ligjit.
Barak, që shoqërohej nga anëtari i Komisionit Ligjor të KOK-ut, Armend Kelmendi, falënderoi presidentin Krasniqi për takimin, derisa mirëpriti konstitimin e KAS-in, si dhe shprehu vullnetin për të fuqizuar bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës, në hartimin e ligjeve sportive në Kosovë dhe në fusha tjera që kanë të bëjnë me aspektin ligjor.
Të dyja palët shkëmbyen edhe dhurata simbolike, me motive të shteteve të Kosovës dhe Izraelit.