Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me lajm të mirë për dashamirët sportiv në Shkup.
“Sot filluam shtruarjen e korsive të Stadiumit të FC Shkupit, ndërsa punimet i inspektova bashkë me Omer Bunjakun, drejtorin sportiv të Klubit FC Shkupi dhe me ekipet tona të punës.
Korsitë e Stadiumit do të jenë me gjatësi prej 103 metrash.
Me këtë rast konstatuam se punët po zhvillohen me intensitetin më të lartë dhe shpresojmë që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës sonë FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet.
Në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe xhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.
Njëkohësisht përkujtoj se nesër me fillim në ora 20:00 do të realizohet ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Konferecës së UEFA-s, mes KF Shkupi dhe KF Llapit, në stadiumin Arena “Todor Proeski”, andaj ju ftoj që t’a ndjekim së bashku këtë ndeshje dhe t’i japim përkrahje sa më masovikisht ekipit tonë të zemrës”, ka shkruar Ganiu.